Pamje të tmerrshme/ S’ka më dyshime, protestuesit u sulmuan me gaz toksik
Mijëra shqiptarë u mblodhën sot në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës i cili u arratis në Vlorë.
Në kryeministri mbetën vetëm Gardistët dhe punonjësit e policisë.
Por ndërsa këta të fundit kishin marrë urdhër që të tërhiqeshin, sepse Garda e drejtuar nga Sandër Lleshi do të qëllonte me gaz toksik.
Ky lloj gazi është i ndaluar të përdoret edhe në konflikte të armatosura, që prej vitit 1993, por Edi Rama e kishte marrë dhuratë nga sivllau i tij në Serbi.
Pamjet e mëposhtme tregojnë pikërisht efektin e rëndë të gazit toksik, që ka shkaktuar gjendje të rëndë në disa qytetarë dhe policë.
Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, thekson se nga protestuesit nuk u ushtrua dhunë, përkundrazi ata u dhunuan.
Në profilin e tij në Facebook, ai shkroi se policia abuzoi me përdorimin e gazit lotsjellës, pasi personat që u prekën nga ai kanë ngelur me pasoja.
“E vetmja dhunë sot ishte dhuna e qeverisë!
Përdorimi i Gazit Lotesjelles i cili sipas ekspertëve klasifikohet ne lendet kimike luftarake te lehta, por me pasoja.
Fakti paralizues i momentit, tregon per nje additiv, prandaj duhet kerkuar burimi nga ka ardhur ky gaz. Ne vende si Shqiperia perdoren arme kimike eksperimentale antidemonstrate. Qytetarët sot janë rrezikuar, sot qeveria i ka hapur luftë qytetarëve!
Prokuroria duhet të hetojë dhe të nxjerrë para përgjegjësisë shpërdoruesit e pushtetit!”, shkruan Salianji.
KOHA JONË SONDAZH

