Pamje të trishta/ Kjo është shtëpia në Këlcyrë ku u dogj 82-vjeçari
Një 82-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike. Shtëpia e tij u përfshi nga flakët dhe i moshuari u dogj.
Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë.
Policia bëri me dije se inicialet e të moshuarit, që humbi jetën nga flakët e zjarrit janë S. D. Ai u gjet i pajetë brenda në banesë.
Deri më tani nga hetimet e para rezulton se zjarri ka rënë në mënyrë aksidentale. Një një video të publikuar shikohet se si është shkrumbuar shtëpia e të moshuarit.
Gjithashtu e ditur bëhet se në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.