Pamje të trishta vijnë nga Kievi. Metrotë dhe stacionet të mbushura plot me njerëz që duan të largohen (FOTO)
Njerëz të frikësuar që tentojnë të largohen nga Kievi. Këto janë pamjet që vijnë nga kryeqyteti i Ukrainës, atje ku nisi edhe sulmi i parë me raketa nga ana e Rusisë.
Pak më shumë se dy orë më parë, Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi aksionin ushtarak, shkruan BBC.
Fill pas kësaj deklarate, shumë njerëz në Kiev kanë nxituar në stacionet e metrosë për t’u strehuar. Të tjerë kanë hipur në autobusë për t’u larguar nga qyteti dhe ka radhë makinash që përpiqen të dalin.