Pamjet e grabitjes së bankës në Durrës

 

Policia e ka publikuar videon e grabitjes së bankës dje në Durrës. Në video shihen dy persona të maskuar me armë dhe motorçikletë kanë grabitur filialin e bankës, në qendër të qytetit, pranë Bashkisë. Efektivat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Durrës u bë e mundur arrestimi i njërit prej autorëve dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim,konkretisht shtetasi:

•Alban Duka 31 vjeç,banues në Tiranë. Autori tjetër është identifikuar dhe Policia po punon për kapjen e tij dhe për arsye të hetimit  nuk japim të dhëna.

Ndërkohë, policia njofton se edhe Robert Duka 39 vjeç,vëllai i shtetasit Alban Duka është dënuar për të njëjtën vepër penale në Greqi.

Autori i mësipërm është kapur nga Efektivat e Policisë së Qarkut Durrës dhe jo nga punonjësit e policisë të subjekteve private që ushtronin funksionin e tyre pranë bankave.Menjëhërë,në vendngjarje ka shkuar Patrulla e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Policia shtetasi Alban Duka është ndjekur përgjatë segmentit  rrugor nga Bashkia e qytetit deri në periferi te Shkozetit ku edhe është finalizuar me sukses arrestimi në flagrancë i tij.

Në harkun kohor prej një muaji në Qarkun e Durrësit kanë ndodhur 2 grabitje bankash,ngjarje të cilat janë zbuluar në kohë rekord nga Policia  Qarkut Durrës.

Pas një analizë të hollësishme të ngjarjeve të mësipërme të bëre nga Strukturat e Rendit Publik në Drejtorinë e Policisë Durrës është konstatuar se nga Shoqëritë Private të Sigurisë Fizike janë konstatuar mangësi në përmbushjen e detyrave funksionale që kanë punonjësit e shërbimittë sigurisë në drejtim të parandalimin e ngjarjeve dhe kapjen e autorëve të grabitjes në të dy raste, dhe konkretish nuk kanë përmbushur përgjegjësitëdhe kerkesat e përcaktuara në nenin 26, gërma  “b” “d” për Drejtuesit Teknit dhe nenin 27, gërma “b” dhe “c” për punonjësit e shërbimit të ligjit Nr.75/2014,dt.10.07.2014, ”Për Shërbimin Privat të Sigurisë Fizike”.

Për shkeljet e dispozitave të mësipërme  ndaj shoqërive janë marrë masa admnistrative me gjobë.

SHKARKO APP