Pamjet e grabitjes së supermarketit në Lezhë (VIDEO)

Ora News ka mundur të sigurojë pamjet e grabitjes së një supermarket në superstradën Lezhë-Laç mbrëmjen e së premtes. Në pamjet e siguruara nga Ora Neës duke qartë sesi 5 persona, të maskuar dhe të veshur me uniformën e FNSH kanë hyrë në supermarket.

5 “policët” grabitës kanë hyrë në parkingun e supermarketit me drita të fikura, më pas kanë zbritur dhe i janë drejtuar supermarketit.

Ora shënon 18:50, të datës 15 janar, kur një prej grabitësve afrohet pranë marketit i cili ka shoqëruar një prej punonjësve të marketit, pas tij afrohen edhe 4 persona të tjerë.

Fillimisht, punonjësit e marketit i janë bindur, pasi kanë menduar se ka qenë një kontroll policor.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=VnXpVsjCwVc” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP