Pamjet e helikopterit të rrëzuar brenda në Liqen

Këto janë pamjet që tregojnë momentet e para pas rrëzimit të helikopterit ushtarak që u mori jetën 2 të rinjve në Shkodër.

3 pasagjerët ishin nisur rreth orës 12:50 të mesditës në një fluturim stërvitor rutinë. Pjesëtarët e forcave ushtarake shqiptare Florian Deliaj, kapiten e Donald Hoxha, toger, gjetën vdekjen pasi helikopteri u rrëzua në Grizhë, duke u mbytur në ujërat e Liqenit të Shkodrës. Ushtaraku Gerald Babamuça arriti të shpëtonte duke hapur parashutën, e më pas duke dalë me not deri në breg, ku peshkatarët dhe banorët e ndihmuan të mbijetonte. Ai është jashtë rrezikut për jetën.

Pamjet ekskluzive të Anabel.al tregojnë momentet kur forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, ku helikopteri zhytej gjithmonë e më thellë nën ujë.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=jzMKR9TJ100″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP