Pamjet e rënda nga skena e krimit në Elbasan. Arrestohet dhëndri i ish-kryebashkiakut Sejdini e shoku

Njollat e gjakut shihen kudo, në dysheme, në tavolinë dhe në ulëset e lokalit. Kjo është pamja e rëndë që vjen nga lokali ku u vra pas një sherri të ashpër Florian Lamcaj. Ngjarja ndodhi në një lokal në qendër të Elbasanit, në orët e para të mëngjesi.

Ai ishte duke pirë përgjatë gjithë natës me shokët e tij, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, të cilët në rrethana ende të paqarta janë zënë me sende të forta e për pasojë ka mbetur i vdekur 40-vjeçari.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dëshmiën e punjonjësit të lokalit i cili ishte shprehur se ata kishin nisur që të shanin njëri-tjetrin me fjale banale dhe sherri degjeneroi në dhunë, duke u zënë dhe me shishe. Po ashtu 2-3 orë para krimit, ata bërë status në rrjetet sociale me përmbajtjen; “të dua shumë vëllai im”.

SHKARKO APP