Pamjet nga Prrenjasi, Rira denoncon shfrytëzimin e punëtorëve të bashkisë për ndërtimin e rrugës tek shtëpia e vjehrrit të Nuri Belbës
Ish-kryebashkiakja e Prrenjasit Miranda Rira denoncon shfrytëzimin e punëtorëve të rrugës yë bashkisë për rregullimin e rrugën 1 km, dhe nga të 4 anët, tek shtëpia e vjerrit të Nuredin Belbës!
“Ja se si shfrytëzohen punëtorët e rrugëve të bashkisë Prrenjas, për të rregulluar rrugën 1 km, dhe nga të 4 anët, tek shtëpia e vjerrit të Nuredin Belbës!
🌡️Ka fshatra si Skroska, Qukësi, Sutaj, Kotodeshi, etj, ku nuk është vënë dorë, por mjetet e bashkisë (ato të vjetrat, se keto të rejat që u blenë 100 mil lekë i çuan per skrap), shkojnë më urdhër të “kryetarit” për qoka, tek familjarët apo qoka për vota.
Vetë banorët dhe punëtorët ankohen me të drejtë, se nuk shkojnë atje ku duhet, po atje ku do “lartmadhnia Nure” 😂😂!
⌛Apatia dhe neveria që keni krijuar në popull, është e madhe🤮🤮!
Shumë shpejt, do t’i tregohet vendi,atyre që shqyen dyert e bashkisë dhe mësynë në dyert e saj, pa garë dhe pa zgjedhje!”, shprehet Rira.
Pamjet e publikuara nga MIranda Rira.