Pamjet nga sulmi me acid në Greqi, dëshmitari: Prifti kishte dy shishe në çantë, nisi të bërtiste e spërkaste

Mediat në Greqi kanë publikuar pamje nga Manastiri ku ndodhi sulmi me acid. Fotot e publikuara tregojnë veshjet e priftërinjve të sulmuar dhe gjak në dysheme.

Një prift 37-vjeçar sulmoi papritmas me acid gjashtë priftërinj të tjerë dhe rojën e Manastirit Petraki në Greqi. Në momentin që nisi sulmin, ndaj priftit po mbahej një gjykim sinodal.

Ndërkohë, avokati i tij ka treguar për mediat momentin kur ndodhi sulmi. Sipas George Tzikas fillimisht ai ishte i qetë dhe bashkëpunues. Por më pas, papritmas ai nisi të sulmonte të pranishmit me acid.

“Pa thënë asgjë ai mori dy shishe të mëdha me një lëng të kuq nga çanta dhe nisi që të spërkaste të pranishmit. Ai nisi të bërtiste a nuk foli Veroias me ju? Pastaj vendi u mbulua nga gjaku…ai bërtiste dhe zbrazte shishet. Shishet që kishte në çantë ishin nga dy litra. Skena ishte tmerruese.”

Dyshohet se 37-vjeçari që kreu sulmin është i përfshirë në trafik droge. Në një moment ai nxori një shishe me acid dhe nisi të sulmonte anëtarët e gjykatës.

Të lënduarit janë dërguar në spital ku marrin kujdes shëndetësor. /abcnews.al/

      

SHKARKO APP