Pamjet nga vendi ku ambulanca aksidentoi për vdekje të miturin në Kakavijë (Foto)
Këto janë pamjet e para nga fshati Bularat, pranë Kakavijës, ku autoambulanca ka aksidentuar një fëmijë të mitur, të moshës 10 deri në 14 vjeç.
Teksa nuk ka ende një informacion zyrtar nga policia, dëshmitarët, qytetarë që presin në radhë për të kaluar kufirin grek, kanë thënë se ambulanca ka qenë me shpejtësi të madhe, mbi 100 km në orë.
Mësohet se fëmija i ka prerë rrugën ambulancës. Dëshmitarët duke folur për mediat thanë se fëmija ishte nga Lezha me familjen e tij duke pritur të kalojë në Greqi.