Pamjet/ Shaqiri: U inaugurua me propagandë të madhe nga Rama para 1 muaji, “kriset” shkolla “16 Shtatori” në Shijak
Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shijak, Bahri Shaqiri, denoncon skandalin me shkollën “16 Shtatori” në Shijak që u inaugurua me shumë bujë nga qeveria një muaj më parë.
Teksa publikon pamjet për rastin në fjalë, Shaqiri shprehet se më 19 dhjetor 2020 kryeministri në largim inauguroi restaurimin e shkollës “16 Shtatori” në Shijak, por sot, ndryshe nga propaganda me fasadat, trarët e shkollës janë të krisur dhe uji hyn brenda ambienteve ku mësojnë mbi 350 nxënës.
“Më 19 dhjetor 2020 kryeministri në largim inauguroi restaurimin e shkollës “16 Shtatori” në Shijak, por sot, ndryshe nga propaganda me fasadat, trarët e shkollës janë të krisur dhe uji hyn brenda ambienteve ku mësojnë mbi 350 nxënës.
Qeveria e propagandës e panikosur nga largimi i sigurtë po pret shirita elektoralë me nxitim për cirkun e përjavshëm në facebook, me papërgjegjshmëri të plotë për standardet dhe kushtet teknike.
Më 25 prill kjo qeveri e propagandës boshe dhe tërësisht e papërgjegjshme për sigurinë e nxënësve dhe stafit pedagogjik do pësojë humbjen më të madhe në 30 vite.
Më 25 prill i gjithë Shijaku, Durrësi e mbarë Shqipëria do e largojë këtë sekt dhe ajo ditë do jetë dita e NDRYSHIMIT TË MADH me një qeverisje të re të përgjegjshme e përkushtuar në rindërtimin e vërtetë, të shpejtë dhe me standarde të gjithë godinave publike dhe banesave të dëmtuara nga tërmeti”, shprehet anëtari i Kryesisë së LSI Durrës, Bahri Shaqiri.