Pamjet tronditëse! Momentet kur shembet shtëpia e familjes Lala

Placeholder Image

Vendi ynë është goditur në orët e para të mëngjesit të së martës nga një tërmet i fuqishëm, e për pasojë kanë humbur jetën mbi 29 persona dhe janë plagosur mbi 600 të tjerë. Një nga rastet më tragjike është edhe familja Lala në Kënetë të Durrësit. Nën rrënojat e banesës kanë mbetur brenda 9 pjestarë të një familjeje, ku prej tyre ka mbijetuar deri tani vetëm 17 vjeçari Ramë Lala.

Po ka diçka tronditëse në këtë rast. Sipas vëzhguesve dhe specialistëve të ndërtimit, kjo godinë ka marrë goditjen e parë në orën 4 të mengjesit. Për 8 orë me radhë, objekti me banorët brenda ka qendruar e anuar, e pjerrët, por e pashembur.

Brenda rrënojave dyshohet të jenë ende pjesëtarë të familjes. Vila u shemb dhe ra përdhe në orën 12:00 dhe kjo u pa ‘live’ nga transmetimet e televizioneve. Në këtë moment, nuk kishte më çfarë të shpëtoje, sepse kishte vetëm gërmadha.

Kush janë anëtarë e familjes Lala:

Sadete Lala, është nxjerrë e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara.

Ilir Lala, (ishte i paralizuar prej vitesh) është nxjerrë i pajetë, ishte beqar, i biri i Sadetes.

Ramë Lala është shpëtuar pas 10 orësh nën rrënjoja.

Griselda Lala, motra e Ramës, mendohet 15 vjeç, e pagjetur.

Marjeta Lala, nusja e djalit e Sadetes, kunata e Ilirit, nëna e katër femijëve, e zhdukur.

Emilio Lala, djali i Marjetës, i zhdukur.

Amelia Lala, është nxjerrë e pajetë, 6 vjeçe, vajza e Marjetës.

Dionis e Dionisa Lala, binjakë nën rrënoja, fëmijët e Marjetës.

Jashtë banese kanë qenë nëna e Ramë dhe Griselda Lalës, e cila ndodhej në Tiranë tek e motra. Ka shkuar në Durrës dhe ndodhet në gjendje shoku në spital.
Po kështu, bashkëshorti i Marjetës, i cili ndodhej në Itali dhe është nisur për të ardhur si dhe djali tjetër i Sadete Lalës.

https://www.instagram.com/p/B5XVSlMhDpI/

 

SHKARKO APP