Pampuri: Ambasada amerikane nuk mund të hamendësojë çfarë ndodh nesër

Deputetja Oriola Pampuri e ftuar në “Arena” nga Dritan Hila, tha se njësitë diplomatike perëndimore në Tiranë nuk mund të hamendësojnë se çfarë do të ndodhë në protestën e ditës së nesërme.

Pjesë nga biseda: 

Pampuri: Përmendët OSBE-në, përmendët ndërkombëtarët. E gjithë situata degradoi në këtë pikë ku jemi sot për shkak të një pushteti autoritarist totalisht. Fakti që sot u mor një vendim për lënien e mandateve u mor që ne të jemi më pranë qytetarëve. Protesta nesër do të ketë përfaqësues të opozitës, jo më deputetë. Protesta është e qytetarëve. Nuk mund të hamendësojë as ambasada gjermane dhe as ambasada amerikane nuk mund të hamendësojë se çfarë do të ndodhë nesër. Ne jemi me qytetarët. Ne dëgjuam dhe vepruam ashtu siç kërkuan qytetarët.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?