Pampuri: Krimi po vret shpresën e shqiptarëve
Deputetja demokrate Orjola Pampuri ka reaguar pas zhvillimeve të fundit dhe vrasjeve të rënda që kanë tronditur vendin.
Në një shenim në rrjetet sociale ajo i krahason këto me vrasjet mafioze në Sicili. “E pamundur për çdo qytetar të ndershëm të jetojë në një vend si ky, ku perveç skamjes, varfërisë, shthurjes së sistemit shendetësor e arsimor, rritja e numrit të vetëvrasjeve, u shtua dhe numri vrasjeve, për t’i vrarë përfundimisht shpresën çdo qytetari të këtij vendi, për të jetuar të qetë aty ku linden, investuan, e punuan” shkruan deputetja e opoztës në një postim.
Ja shenimi plotë i saj në facebook:
Metastazat e krimit po shkurtojne ‘jeten’ e kesaj qeverie, dhe po destabilizojne vendin, e po ia bejne te pamundur jeten qytetareve te ketij vendi.
Vrasjet e oreve te fundit, te pakrahasueshme as me krimet mafjoze ne Sicili. Shqiperia de facto e de jure nje vend fare i pasigurt per qytetaret e saj dhe sigurisht aspak ftues per ata te huaj. Metastazat e krimit jane shtrire kudo, duke prekur cdo qelize te ketij vendi e “analgjeziku” Marku, nuk po mundet me te manovroje me metoden ‘fshih e sajo’, per te mbuluar bemat e bandave e krimit te lidhur me pushtetin, madje as ‘kimiopreparati’ Rama nuk mund ta izoloje ‘kancerin’ qe e stisi vete, e u ka dale nga kontrolli, duke kaluar tashme ne faze terminale. E pamundur per cdo qytetar te ndershem te jetoje ne nje vend si ky, ku pervec skamjes, varferise, shthurjes se sistemit shendetesor e arsimor, rritja e numrit te vetevrasjeve, u shtua dhe numri vrasjeve, per t’i vrare perfundimisht shpresen cdo qytetari te ketij vendi, per te jetuar te qete aty ku linden, investuan, e punuan. C’rrenjosja e ketij regjimi kriminal te vendosur ne keto 6 vite, e vetmja shprese per te rinisur nje jete te sigurt ne kete vend.
KOHA JONË SONDAZH

