Pampuri: LSI mori një rezultat shokues në 25 prill. Sot mik, nesër armik

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka folur për koalicionin mes Sali Berishës dhe LSI-së. Ajo thekson se nuk e koncepton dot që në një moment je bashkëpunues në fushatë dhe më pas shndërrohesh në armik të përbetuar.

“Mund të ketë qenë edhe rezultati që mori LSI në zgjedhjet lokale, i cili ishte shokues. Gjithsesi, ftohja nisi nga Lëvizja Socialiste për Integrim, por unë sërish nuk arrij shpjegoj.

Në një moment je bashkëpunues në fushatë dhe më pas shndërrohesh në armik të përbetuar. Këtë nuk e perceptoj dot, por edhe një qytetar i thjesht nuk arrin ta perceptoj dot.

Sot është miku më i rëndësishëm, ndërsa nesër shndërrohet në armikun tënd. Këtë unë nuk arrij ta perceptoj dot. Më pas, të biesh në nivele shumë të ulëta, në linçime, kërcënime. Kjo më duket absurde”.

SHKARKO APP