Pampuri: S’mund të ketë parlament kur jashtë protestohet

Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend si dhe protestën e sotme, që pritet të nisë pas pak minutash.

”Edhe të enjten e patë që ishte shumë paqësore, megjithëse kishte shumë pjesëmarrës. Kështu do të jetë edhe sot. Ne nuk mund të hamendësojmë. Të presim e të shohim. Ne jemi të shkrirë me qytetarët. Ata kanë një mllef të mbledhur prej 6 vitesh. Nuk mund të ketë parlament në një kohë që jashtë opozita dhe qytetarët protestojnë. T’ia lemë orëve në vijim. PD ka bërë vetëm ftesë për pjesëmarrje në protestë”,-tha Pampuri në studion e Syri.net.

Duke folur mbi komentet e ndërkombëtarëve në vend dhe jashtë vendit, Pompuri është shprehur se, ambasadorët punojnë për të ruajtur stabilitetin në Ballkan por asnjë prej tre nuk do donte që këto që përjetojnë shqiptarët ti përjetojnë në vendet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?