Pampuri thirrje qytetarëve: Bojkotoni votimet moniste
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka bërë thirrjë qytetatrëve shqiptarë që të bojkotojnë votimet moniste që po zhvillohen ditën e sotme.
“Bojkotojini votimet moniste, bojkotoni sektin e dosjes 339 dhe 184, bojkotoni ata qe ju varferuan per te pasuruar veten dhe miqte e tyre”, shkruan Pampuri.
Në vijim postimi i saj i plotë:
Të nderuar, qytetarë të ndershëm të këtij vendi, ju që punoni me mund e dinjitet, ju që me profesionalizmin tuaj bëni që jeta të vijojë në këtë vend të varfër edhe pse mes veshtirësive, të nderuar pensionistë që nuk u begenisët kurrë në këto 6 vite, të nderuar specialistë të sistemit shendetësor që punoni me aq përkushtim mes dhunës e veshtirësive e nuk u motivuat kurrë për misionin e punen tuaj të vyer, të nderuar kolegë pedagoge, të nderuar mesues, studentë, inxhinierë, përfaqësues të bizneseve të vogla, të mesme e të mëdha, punonjës të administratës që ju përdorin sa herë kanë nevojë duke ju shantazhuar e më pas ju lënë në harresë me pagat qesharake që nuk dalin as për të mbijetuar. Vota është e shenjtë, por kur ka proces zgjedhor. Ky nuk është proces zgjedhor, ky është një farsë për të instaluar sistemin monist, atë që 30 vite më parë zonja e zotërinj me revolta popullore e shembët për të sjellë demokracinë. Demokracia është zgjedhje, alternativë, gjë që Edi Rama po ua mohon shqiptarëve.
Bojkotojini votimet moniste, bojkotoni sektin e dosjes 339 dhe 184, bojkotoni ata që ju varferuan për të pasuruar veten dhe miqtë e tyre. Mos bini pre e provokimeve, të cilat janë në shërbim të kauzës së dështuar të Edi Ramës. Bojkoti është goditja finale ndaj sektit të rrezikshëm që ka marrë peng Shqipërinë. Për Shqiperinë si Europa, zgjidhni të kaloni fundjavën me familjen, jo t’i shërbeni Edi Ramës. Fundi i Edi Ramës është afër.
KOHA JONË SONDAZH

