Panair produktesh e hallesh, artizanë dhe fermerë mblidhen në Shkodër

Artizanët dhe fermerët e Shkodrës u bënë bashkë në një panair, ku veç vlerave dhe produkteve treguan edhe hallet e përditshme. Fermerët e Shoshit, Shalës e Pultit udhëtuan 5 orë për tu bërë pjesë e këtij aktiviteti, pasi rrruga siç thonë ata i mban peng.

Promovimi i vlerave, trashëgimisë kulturore dhe produkteve bëri bashkë në Pedonalen e Shkodrës, artizanët, fermerët dhe blegtorët e 10 njësive vendore të bashkisë.

Të gjithë prezantuan në panair më të mirën e punës së dorës dhe prodhimet e tokës ku jetojnë!

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është kënaqësi që marrin pjesë këto virtyte, këto profesione që nuk kanë humbur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Panairit nuk i munguan as prodhimet e Shalës, Shohit e Pultit, tre krahinave më të largëta të Shkodrës.

“Arra, lajthia, grosha, boronica”.

Fermerët  kishin udhëtuar për 5 orë nga fshtatrat e tyre për aktivitetin.

Rruga thonë se mbetet problem që u vështirëson jetesën dhe daljen në treg.

“Nuk mundëm t’i sillnim sot të gjitha produktet që i ka zona jonë sepse transporti është i vështirë. Po u asfaltua rruga rregullohet gjithçka dhe prodhimet vinë shumë më shumë”.

Këtë problem e pranon edhe kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi, e cila thotë se rindërtimi i rrugës kërkon një kosto që bashkia s’i ka mundësitë financiare.

Voltana Ademi: Pavarësisht se ka pasur një kërkesë të vazhdueshme nga Bashkia Shkodër dhe bëhet fjalë për një rrugë nacionale sepse shkon në Alpet e Shqipërisë, nuk ka pasur deri tani një përgjigje pozitive apo angazhim për ta financuar.

Pas panairit u zhvillua një takim me perfaqësues nga institucionet vendore, bizneset, fermerët dhe aktorë të tjerë të interesuar, për të diskutuar mbi cilësinë, marketingun e produkteve bujqësore dhe mundësitë e përfitimit nga programet e BE-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?