Panairi përbashkues i librit, Kosova: Të bien kufijtë që kemi mes njëri-tjetrit

Është cilësuar panairi si ngjarja që ka përbashkuar librin shqip. Në pallatin e kongreseve të gjitha trevat shqiptare janë bërë bashkë. por, disa mure që zyrtarisht pengojnë lëvizjen e librit mes vendeve tona, duhen rrëzuar. Këtë shqetësim ndau në një intervistë me Luela Myftari, kreu i Shoqatës së Botuesve në Kosovë.

Botimet nga Kosova nuk kanë munguar asnjëherë në panairin e librit në Tiranë, madje as në kohët më të vështira të shqiptarëve të Kosovës.

Me rritjen e shtëpive botuese nga Kosova dhe hapësirën relativisht më të madhe, këtë vit në panairin e librit, Edon Zeneli, që kujdeset edhe për Panairin e Librit në Prishtinë, tregon se ka ende mure që pengojnë lëvizjen e lirë të librit mes nesh, ndonëse na përbashkon një gjuhë.

Për të tilla mesazhe ndaj pushtetarëve nga të dyja anët e kufirit ku jetojnë shqiptare, vlejnë edhe panairet e librit thekson Zeneli.

SHKARKO APP