Panairi “Work & Study” në Elbasan, mundësi studimi dhe punësimi për të rinjtë

Në ambientet e Pallatit të Sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan u zhvillua sot panairi tradicional “Work & Study”, një mundësi e rëndësishme për maturantët dhe të rinjtë që kërkojnë alternativa për të ardhmen e tyre.
Mbi 30 universitete prezantuan programet e tyre akademike dhe bursat që ofrojnë, ndërsa biznese të ndryshme vendase dhe kombëtare paraqitën mundësi konkrete punësimi. Ky event u krijoi të rinjve hapësirën e nevojshme për të marrë informacion të detajuar dhe për të ndërtuar ura komunikimi me përfaqësuesit e institucioneve arsimore dhe të sektorit privat.
Panairi “Work & Study” është tashmë një traditë e konsoliduar në Elbasan, duke shërbyer si një pikë takimi mes arsimit dhe tregut të punës. Përfaqësues të universiteteve dhe bizneseve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për të ndihmuar të rinjtë të bëjnë zgjedhje të informuara dhe të sigurojnë një të ardhme profesionale të qëndrueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?