Panari i Riminit/SIGEP është vendi i takimit te “Neranxi Group” me prodhuesit e mëdhenj

Nga Nikollaq Neranxi-
Jemi në panairin SIGEP në Rimini, një event i rëndësishëm ku ne që operojmë në sektorin ushqimor, zbulojmë risitë e kompanive më të famshme ndërkombëtare.
Prej vitesh tashmë në mënyrë që konsumatori shqiptar të marrë cilësinë maksimale në lëndë të para dhe produkte ushqimore.
Çdo vit furnitorët tanë rriten, evolojnë, përsosen dhe ne ecim me hapa të shpejtë që të kapim standartet e tyre.
Filozofia e punës tonë fokusohet në dy drejtime:
1. Studimi i tregut shqiptar për të kuptuar çfarë kërkon konsumatori ynë.
2. Studimi i aktivitetit të furnitorëve ndërkombëtarë, për të gjetur produkte risi dhe për t’ju a propozuar më pas konsumatorëve shqiptarë.
Për këtë të dytën, një ndihmë e madhe janë edhe këto panaire.
Kam preferuar gjithmonë të jem vetë prezent, në krye të grupit pjesmarrës të “Neranxi Group”, jo vetëm për të qenë pjesë e vendimarrjes për bashkëpunime të reja, bashkë me ekspertët tanë, por edhe për të qetësuar furnitorët të cilët janë gjithnjë e më shumë skeptikë për të punuar me kompani shqiptare të cilat nuk dihet se kë kanë investitor, ato kompani që rriten dhe bëjnë një aktivitet miliona euro brenda një jave, fenomen që ata e hasin jo rrallë dhe madje e shprehin edhe në bisedat me ne. Kjo, sepse drejtuesit e kompanive të mëdha ndërkombëtare, kur vendosin të bëjnë një bashkëpunim, mos mendoni se shohin vetëm aspektin financiar. Në botën e biznesit, nuk është Zot vetëm paraja, por edhe emri, imazhi që ke krijuar, rrugëtimi që ke ndjekur për tu rritur, përgjegjësia dhe dashuria me të cilën ti e bën atë punë etj.
Nëse e themi me gjuhën e jetës së detit, pasi shohin anijen, sado e madhe dhe mbreslënëse të jetë, ata përsëri nuk impresionohen dot, nëse nuk njohin kapitenin e saj, i cili duhet të jetë në drejtim dhe jo në Dubai, Ekuador, duke sistemuar paratë në parajsa fiskale, apo më keq akoma, i fshehur në zyrat e shtetit.
Ditën që edhe tek ne do të futet kjo lloj mendësie dhe të bëhet ky dallim, realisht mund të kemi shpresa se do të jetojmë në një Shqipëri më të mirë!

SHKARKO APP