Panariti: Çfarë kemi vetë në dorë për të ulur rrezikun nga koronavirusi?
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Panariti analizon të dhënat që vijnë nga studimet e fundit të koronavirusit duke i ndarë në të dhëna të cilat kanë nevojë për trajtim spitalor dhe atë se çfarë kemi ne në dorë si njerëz të thjeshtë pa pasur nevojë që trajtimi i të infektuarve të ndiqet nga personeli shëndetësor.
Mesazhi i Panaritit
Çfarë po kuptohet deri tani për rastet me Covid, të cilat kanë nevojë për trajtim spitalor! Çfarë kemi vetë në dorë për të ulur rrezikun? Ka të dhëna të besueshme se nivelet e larta të kolesterolit të keq në membranat qelizore të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me nivelet e tij në gjak, ndikojnë në dyfishimin e receptorëve ACE2 të sipërfaqeve qelizore, në të cilat ngjitet dhe “fiksohet” virusi, duke rritur në mënyrë dramatike mundësitë e tij për tu fiksuar dhe depërtuar brenda tyre.
Me pak fjalë dhe më shkurt kolesteroli i lartë, hap portat e depërtimit të virusit në mushkëri..
Kjo shpjegon përse personat mbipeshë dhe obeze, apo të moshuarit janë më të prirur drejt formave të rënda të covid.
Prandaj mbajtja në normë e niveleve të kolesterolit, me kontroll të dietës, aktivitet fizik apo qoftë me përdorim të statinave na mbron sepse e ul rrezikun e formave të rënda të sëmundjes.
Këtë e kemi vetë në dorë dhe kjo na mbron jo vetëm nga covid por edhe nga sëmundjet e enëve të gjakut.
Por më thelbësore është mbrojta nga mbi-reagimi i trupit ndaj koronavirusit, tek të sëmurët me simptoma të shprehura (kontrolli i stuhisë reaktive , cytokine storm).
Medikamenti, më i lirë dhe lehtësisht i gjendshëm, por që duhet marrë vetëm me këshillën dhe rekomandimin e mjekut është preparati anti-inflamator deksametazon.
Është provuar se mund të ulë në mënyrë domethënëse rrezikun e vdekjes te personat e intubuar dhe te ata me oksigjen.
Ndërsa për një ndikim më të shprehur dhe më të shpejtë, shumë vende përdorin si pjesë të protokollit të trajtimit të pacientëve të rënduar, preparatin tocilizumab, për të përmbajtur dhe frenuar mbi reagimin e organizmit që mund të shpjerë në bllokim të frymëmarrjes dhe asfiksi.