Panariti: Cilësia e miellit, drafti i sigurisë sipas standardeve të BE
Në një deklaratë për mediat Panariti theksoi se drafti është hartuar sipas standardeve të BE-së dhe se tashmë është konsultuar dhe pritet të konsultohet me grupet e interesit.
“Kemi një dokument te plote për sigurinë e miellit ku kemi propozuar nivelin e proteinave në bukë. Dokumenti është hartuar sipas standardeve të BE-së. Qëllimi është të shkojmë drejt një unifikimi të standardeve.
Brenda javës që vjen ne do mbledhim sugjerimet dhe komente të cilat do i paraqesim edhe në draftin final. Për herë të parë kemi një dokument të plotë që rregullon saktë çështjet e cilësisë dhe sigurisë s grurit dhe miellit. procesi do finalizohet nga fundi i javës që vjen.
Ky është një dokument do e konsultojmë me palët e interesuara dhe do e ndaj me autoritetet e Kosovës dhe gjithë importuesit e Kosovës. Pasi të kemi sugjerimet e tyre do kemi dokumentin përfundimtar”, u shpreh Panariti.
Ai theksoi se deri tani kemi qenë në zbrazëti absolute të drafteve normative që rregullonin cilësinë e miellit. /gj.k/
“Kjo i ka dhënë shkas një kaosi në këtë drejtim. Ky akt normativ mbyll shtigjet e abuzimeve. Pjesën më të madhe të importeve e kemi nga Kosova”, u shpreh Panariti.