Panariti: Karantina për ata shtete që dështojnë në menaxhimin e Covid-19
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, përmes një postimi në facebook, thotë se duhet rritur menjëherë numri i testimeve në mënyrë që të preken sa më pak njerëz me Covid-19. Ish-deputet i LSI-së, kritikon qeverinë për mënyrën se si po menazhon situatën.
Postimi i plotë
Sa më pak dhe sa më keq teston, aq më shumë sëmur dhe infekton. Testim, gjurmim, izolim. janë tre hapat e vetme për kontrollin e Covid-19. Nuk ka rrugë tjetër. Jo karantina dhe mbyllja e njerëzve të cilën edhe për “show force” e preferojnë vetëm ato qeveri, të cilat dështojnë te të parat. Po korr atë çka ke mbjellë me hapa të gabuara. Duhet menjëherë ndryshim 180 gradë i kursit, sepse jemi ende në fillim të luftës.