Panariti: Kosova jep 12 milionë euro për Bujqësinë gjatë pandemisë, ndërsa te ne zero mbështetje nga qeveria “Rama”
Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila ditën e djeshme lëvroi një fond prej 12 milionë euro që do i vihet në shërbim të sektorit të Bujqësisë që u prek rëndë nga pandemia e koronavirusit
Ndërsa vëren se e kundërta ndodh në Shqipëri, ku qeveria “Rama”, thekson Panariti, nuk ka dhënë asnjë mbështetje për bujqësinë dhe fermerët që u prekën nga kjo pandemi globale.
“Kosova 12 milionë euro për Bujqësinë gjatë pandemisë, ndërsa te ne zero mbështetje.
Dje qeveria e Kosovës, livroi plot 12 milionë euro për mbështetje direkte të Bujqësisë atje.. Kjo ishte pjesa që ju kushtua Bujqësisë nga paketa 87 milionë euro për mbështetje të ekonomisë dhe shtresave në nevojë gjatë pandemisë.
Kjo është përgjegjshmëri dhe ky është patriotizëm.
Sepse kjo masë, i shtohet subvencioneve kosovare të bujqësisë , të cilat për këtë vit janë gati trefish më të larta se te ne veçanërisht për blegtorinë dhe bletarinë. (shih pasqyrën)
Shqiperia mbetet i vetmi vend, i cili nuk i dha fermerit asnjë qindarkë mbështetje financiare, ndërkohë që e takson më shumë se çdo vënd në rajon..
Prandaj Bujqësia dhe fermeri te ne, janë në krizë dhe në prag falimenti”, tha Edmond Panariti.