Panariti: Kush s’punon tokën do përballet me masa ekstreme

Fillimisht do të jenë gjobat, që çdo vit do të rëndohen, dhe që më pas fermerëve do t’u merret toka.

Ai që nuk e punon tokën do paguajë një taksë shumë më të lartë sesa ai që e punon.

Vitin e parë 10 % më shumë, vitet e tjera 20-30%, derisa ai të mos jetë më interesuar për ta lënë tokën djerë.

Natyrisht mund të kalohet dhe në rastin ekstrem, por nuk besj që ne do të arrijmë deri në mekanizma të tillë të konfeksimit të tokës.

Shqipëria nuk ka luksin të lerë asnjë centimetër katror tokë të pakultivuar, sepse ne jemi vendi që ka sipërfaqen më të kufizuar të tokës për frymë të popullsisë”, ka thënë ai për Ora Neës

Për problemin e përhershëm të përmbytjeve, minsitri Panariti deklaroi se po punohet fort për të shmangur katastrafot bujqësore.

Por, sipas tij, edhe pse hidrovorët në përmbytjet e fundit ishin funksionalë, ndërprerja e energjisë I nxorri jashtë loje:

“Ne vumë re që u ndodhëm para një situate të tillë ku pavarësisht se patëm hidrovore në gjendje funksionale, në momentin kur duhej të funksiononin u ndërpre energjia elektrike, se u përmbyt nënstacioni i Lezhës. Atëherë ndërhyrja e parë emergjentë është që duhet që nënstacioni duhet të ruhet nga përmbytje me ujë”.

SHKARKO APP