Panariti: Maqedonia, merr hua më lirë se Shqipëria
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, përmes një postimi në facebook, shkruan se Maqedonia merr hua më lirë se Shqipëria. Ai më tej shkruan se: ”Propaganda qeveritare se eurobondi, pra dalja ne tregjet financiare për hua dhe norma e interesit e aplikuar, na qenka tregues i rritjes së besimit te ekonomia dhe performanca e saj”.
Postimi
Sa qesharake propaganda qeveritare se eurobondi, pra dalja ne tregjet financiare per hua dhe norma e interesit e aplikuar, na qenka tregues i rritjes së besimit te ekonomia dhe performanca e saj! Pra të impresionuar nga performanca jonë, na dhane borxh 500 milion euro me interes 3,5%!
Por edhe një financier pa pervoje, e di se ky borxh së bashku me normen e interesit është thjesht një oferte konjukturale. Konjukturen e tregut e shfrytezoi bukur Maqedonia.
Si gjithnje fqinji jonë, luan më zgjuar dhe më lire në tregje dhe e perfiton të njejten hua 500 milion euro me interes më të ulet se ne! Pra 2.75%. Shihni njoftimin e meposhtem dhe gjykoni.
KOHA JONË SONDAZH

