Panariti: Me ligjin e Kadastrës, Rama kërkon të instalojë diktatin dhe diktaturën

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Panariti teksa ironizon qasjen e kryeministrit Edi Rama ndaj shtetit dhe institucioneve të tjera, shprehet se përmes nismës për krijimin e Kadastrës, Edi Rama kërkon të instalojë dikturën sërish në vend, duke kërkuar kontroll të pronave të shqiptarëve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Panariti shprehet se Edi Rama kërkon të vërë çdo gjë nën kontrollin e tij, përmes filozofisë fataliste: “Shteti jam Unë”! Sipas Panaritit, edhe tapitë, provat, kundër-provat, matjet, rimatjet, korigjimet e kufijve të vjetër e të rinj të pronave të shqiptarëve, tani i dizenjon dhe i regjistron vetëm një dorë, përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrave në varësi të Kryeministrit.

Reagimi i plotë i deputetit Edmond Panariti

Swiss Digital Desktop Reklama

L’Etat c’est Moi! Shteti jam Unë! Vetë shkruaj, vetë vulos? Tapitë, provat, kundër-provat, matjet, rimatjet, korigjimet e kufijve të vjetër e të rinj të pronave të shqiptarëve, tani i dizenjon dhe i regjistron vetëm një dorë! Kjo dorë është Agjencia Shtetërore e Kadastrave (ASHK) në varësi të Kryeministrit. Përfundimisht, nxirren jashtë loje gjykatat, jashtë loje Ministria e Drejtësisë! Jashtë loje Kushtetuta e Shqipërisë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ligji i Kadastrës do të rrëzohej me lehtësi nga Gjykata Kushtetuese, për cenim flagrant të së drejtës së pronës, por ajo nuk funksionon. Prandaj trau i fundit i antikushtetueshmërisë mbetet Presidenca. Kartonat e komanduara të shumicës, nuk mund të shkelin mbi pronat e shqiptarëve, nuk mund të shkelin mbi Kushtetutën! Ky do ishte instalim i diktatit dhe i diktaturës!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?