Panariti: Më shumë mbështetje për bujqësinë
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti deklaron se sektori i bujqësisë ka nevojë për më shumë investime dhe vëmendje nga qeveria.
Në një intervistë dhënë gazetares Elisabeta Doskut në “Scan TV”, Panariti thotë se tarifat dhe taksat e aplikuara kanë sjellë frenimin e investimeve në Bujqësi.
“Bujqesia ka nevoje per mbështetje me te madhe financiare dhe para se gjithash per lehtesim tatimor dhe tarifor ne te gjitha hallkat. Fara, fidani, plehu kimik, pesticidet, nafta, mekanika bujqesore te perjashtohen nga tvsh, nga akcizat, taksat e karbonit,ajo e qarkullimit, e ku ta di une te pakten per kater vite. Vetëm kështu bujqësia dhe fermeri do te mbijetoje ne nje treg te pameshirshem dhe agresiv.Vetem keshtu, fermeret mundet te jene dhe të mbeten konkurues. Mos u vini, pengesa, sterkembesha dhe kufij ne shitblerje me para ne dore fermereve! Jo treqind mije, por ne dy miljon leke te ngrihet steka e pagesave me para ne dore ne shitje. Mjaft qe te prodhojne dhe te shesin. Lerini te marrin fryme! Taksat tarifat, shkoni dhe kerkojini gjetke. Nuk nxirret dhjame nga pleshti, thote populli. Nuk njoh ndonje menyre tjeter per ta mbajtur fshatarin te lidhur me token, fermen dhe vendlindjen. Ne te kunderten, ata do ta braktisin ate duke emigruar jashte apo mbipopulluar qytetet. Duhet vepruar sa me pare”,- shprehet Panariti.

KOHA JONË SONDAZH

