Panariti: “Mini Schengen”-i Ballkanik mund të mbetet thjesht një “marifet” politik, i bukur vetëm në letër
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Panariti deklaron se “Mini Schengen”-i Ballkanik mund të mbetet thjesht një “marifet” politik, i cili do të dukej i bukur vetëm në letër.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Panariti shprehet se skepticizmi mbi këtë nismë, ku protagonist është kryeministri Edi Rama, ka të bëjë me faktin se Shqipëria dështoi në Schengenin pan-shqiptar me vëllanë e saj të vogël Kosovën.
Reagimi i plotë i Edmond Panaritit
Po përse ky skepticizëm? Sepse Shqipëria, dështoi në Schengenin pan-shqiptar me vëllanë e saj të vogël Kosovën. Ato dhjetëra marrëveshje midis dy qeverive për hapësira të përbashkëta ekonomike, heqje barrierash, njehsim praktikash, procedurash, standardesh po flenë në sirtare. Përballë tyre, si simbol integrimi, qëndron në mënyrë cinike vetëm trau i Kalimashit. Po ta shohësh me kujdes, në thelb të njëjtat marrëveshje, po synohen të rivendosen tashmë në një kuadër të ri, jo me pan- shqiptar por pan – sllav.. Kosova nuk është pjesë, ndërsa ne jemi pjesë e pansllavizmit por të ndarë nga gjysma jonë ne veri…! Qesharake! Në nismat integruese rajonale, Shqipëria nuk duhet të bëjë asnjë hap pa u rakorduar me Kosovën. Sepse përveçse kundër produktive, kjo do të ishte edhe e rrezikshme. Pra, një Schengen me tre shtete dhe një vrimë në mes! Që e bën këtë si ajo ëmbëlsira e quajtur “dollnut”, që kafshohet vetëm anash, sepse në mes është bosh.