Panariti: Ministria nuk njeh autoritetin e Kuvendit dhe diskriminon fermerët
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, denoncon Ministrisë e Bujqësisë, që sipas tij nuk njeh autoritetin e Kuvendit dhe po diskriminon fermerët. Ai thotë se nuk zbatohet ligji i heqjes së TVSH-së për mekanikën bujqësore. ”Po të llogaritim se mekanika bujqësore punon me naftën më të shtrenjtë në Europë, shtoji dhe këtë zgjedhe tatimore, atëherë dhe falimenti i Bujqësisë është i garantuar. Turp”,shkruan Panariti.
Komenti i plotë
Një tallje e madhe për fermerët! Nuk zbatohet ligji i heqjes së TVSH-së për mekanikën bujqësore. Pra nuk zbatohet vullneti dhe vendimarrja e Kuvendit të Shqiptarëve. Ministria e Financave nuk njeh autoritetin e Kuvendit dhe diskriminon fermerët duke vazhduar ti ngarkojë ata me barrë shtypëse taksash. Më të lartat në rajon! Kësaj i thonë, i zoti e jep tellalli, nuk e jep! Po të llogaritim se mekanika bujqësore punon me naftën më të shtrenjtë në Europë, shtoji dhe këtë zgjedhe tatimore, atëherë dhe falimenti i Bujqësisë është i garantuar. Turp!
R.Sh/Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

