Panariti në takimin kombëtar për pesticidet në Maminas

 

Sot ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ka marr pjesë në Takimin kombëtar për Pesticidet i zhvilluar tek “Arli Internacional”, në Maminas. Qëllimi i këtij takimi, është  ngritja e ndërgjegjësimit dhe forcimi i kapaciteteve për menaxhimin e pesticideve në kuadër të forcimit të zbatimit të SAICM (Strategic Approach to International Chemicals Management )në Shqipëri.  Në takim morën pjesë specialistë të AKU-së, profesorë nga Universiteti Bujqësor, tregtarë dhe fermerë. Në fjalën e tij, ministri i Bujqësisë, theksoi se përdorimi e sigurt i pesticideve, garanton konsumatorin për cilësinë e prodhimeve bujqësore.

    “Duhet ndërmarr një kontroll i programuar, i rreptë dhe i vazhdueshëm nga importimi deri tek përdoruesi i fundit sipas standardeve të BE-se. Për t’i garantuar këto standarde, do të kontrollohen të gjithat inputet bujqësore dhe kimikatet industriale, të cilat kanë hyrë në Shqipëri që nga vitin 1990. Është detyra jonë të sigurojmë që përdorimi i këtyre pesticideve të bëhet sipas kritereve evropiane, për t’i ofruar tregut vendas dhe atij evropian produkte cilësore të padëmtuara nga përdorimi pa kriter dhe pa dijeninë e mjaftueshme e plehrave kimike”, tha ministri Panariti.

    Në kuadër të këtij projekti, do të organizohen dhe do të sigurohet mbështetje për aktivitetet për forcimin e kapaciteteve në menaxhimin e pesticideve për organizimin e aktiviteteve trajnuese për trajnerët, fermerët dhe përdoruesit e pesticideve, fitofarmacistët dhe mësuesit, fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e sigurt të pesticideve dhe krijimin e faqes së ueb-it si database për pesticidet. Aktivitetet për ndërtimin e kapaciteteve do të kryhen në rrethet kryesore të Shqipërisë, Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Korçë, Shkodër, Lushnjë.

 

SHKARKO APP