Panariti ngre alarmin: Shqipëria rrit borxhin me 300 milion euro

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ngre alarmin për ekonominë. Në një status në rrjetin social Facebook, Panariti shkruan se Shqipëria ka rritur borxhin e saj me 300 milion euro.

Postimi i Edmond Panaritit

Shqipëria rrit borxhin e saj me 300 milion euro. Borxh i cili ishte dhe mbetet më i larti në rajon. Përkundër sa u tha nga qeveria se nuk ka rritje të borxhit,çdo gjë del e qartë në njoftimin vijues: Issuer: Republic of Albania (ALBANI)
* Issuer Ratings: B1/B+
* Exp. Ratings: B1/B+
* Format: 144A/REGS, Senior Unsecured
* Size: EU500m 
* Maturity: 7Y (Oct. 9, 2025)
* Coupon: Fixed, annual, act/act ICMA
* UOP: Repurchase up to EU200m of 2020notes, general budgetary
Çfarë, thonë të dhënat e mësipërme? Dyqind milion do të përdoren për pagesat e borxhit ekzistues dhe 300 milion për financim të buxhetit shtetëror. Pra buxheti shtetëror, do të financohet me borxh dhe jo me të ardhura nga ekonomia. Ndërkohë që Banka e Shqipërisë, jep alarmin për pergjysmim te produktivitetit kombetar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?