Panariti: Një parlament pa opoziten është ilegjitim
Ish-deputeti i LSI-se Edmond Panariti e quan ilegjitim parlamentin pa opoziten dhe qesharake tentimin per riaktivizimin e ketij parlamenti me deputete te blere nga listat e kandidateve.
“Është qesharake që tentohet të riaktivizohet një Parlament i vdekur. Një Parlament që nuk ka opozitën brenda, është ilegjitim. Këto janë gjëra që të vjen keq ti dëgjosh, por ne ndodhemi në një situatë, e cila përsëri do të prodhojë një situatë që populli do të dalin dhe do të protestojnë që ai Parlament të ndërpresë funksionin. Është një Parlament që nuk mund të vazhdojë të funksionojë si i tillë, por mendoj që njerëzit kanë kauza më të mëdha, se sa kauza e një parlamentarizmi, që “de facto” nuk ka ekzistuar që në momentin kur ky Parlament me elementë kriminalë brenda, të inkriminuar, me trafikantë, me mbyllje të shtegut të opozitës, me shtypjen e opozitës, me dhunën e kartonit, duke shkelur procedurat”. Duke folur per protestat, Panariti theksoi se Ajo që i detyron njerëzit të dalin, është gjendja jashtëzakonisht e rëndë e vendit. “Kur ne kemi një polarizim ekstrem, që nuk i ka ndodhur më parë në shpërndarjen e pasurisë kombëtare që nga viti 1991. Kemi pasur varfëri edhe atëherë, por nuk kemi pasur një polarizim të tejskajshëm”, tha ish-deputeti i LSi Panariti ne intervisten per Tv News 24
KOHA JONË SONDAZH

