Panariti: Presidenti i dha frymëmarrje vendit me vendimet e tij

Ish-deputeti i LSI-së Edmond Panariti, në një intervistë për “Fax News” komentoi vendimin e Këshillit Europian për të refuzuar kërkesën e Holandës për kthimin e vizave për Shqipërinë.

Deklaratat e ndërkombëtarëve nuk kanë qenë shumë dashamirëse para 30 qershorit për opozitën, si mendoni se do të jenë në vijim?

Shqetësimi im nuk janë deklaratat e tyre sepse ky nuk është shteti i ndërkombëtarëve por është shteti i shqiptarëve. Ne kemi thyerje të Kushtetutës së vendit dhe kjo është parë në mënyrë flagrante kur dekreti i Presidentit nuk është zbatuar nga maxhoranca. Ka qenë një gabim jashtëzakonisht i rëndë që mungesa e gjykatave është prej reformës në drejtësi, gjë që e duam të gjithë. Problemi është shumë i madh dhe më shqetësues është fakti a do e lejojmë ne krijimin e një shteti diktatorial.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse pati protesta zgjedhjet nuk u ndaluan, si mund ta komentoni këtë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Arritja më e madhe e jona ishte fakti që nuk arritëm në përplasje civile. Këto zgjedhje nuk mund të jenë legjitime sepse kjo parti nuk ka pasur kundërshtarë, dhe aty ku kishte, kandidatët e BD, nuk u morën parasysh. Në rast se ne duam të ruajmë statusquon të jemi të sigurtë që kemi arritur në një shet diktatorial. Ne duhet të pengojmë në çdo mënyrë instalimin e një regjimi monopartiak.

Presidenti ka dekretuar një datë të re zgjedhjesh por PS nuk po merr asnjë hap dhe nuk po bënë përgatitje, si do veproj opozita në këtë rast. A do shkoj në zgjedhjet e 13 tetorit?

Unë mendoj që opozita duhet të përqafoj këtë vendim. Presidenti i Republikës është shembull i stabilitetit në vend dhe ai duhet marrë parasysh. Ne jemi në një situatë shumë qesharake dhe është një dramë e vërtetë që jemi deri këtu. Unë habitem si kemi arritur në këtë pikë, është në turp i madh që jemi këtu në këtë gjendje dhe që u zhvilluan zgjedhjet e 1 parti. Edhe pse dosjet u bën publike ato po tentohen të sfumohen. Kjo ska kuptim sepse ju e dini se çfarë  ka ndodhur në Austri, duke rënë menjëherë qeveria. Ndërkohë që në një shtet banal kjo gjë nuk ndodh.

Mazhoranca po përpiqet të shkarkoj Presidentin, si e komentoni këtë gjë?

Kjo është e gjitha një turp. Presidenti i dha frymëmarrje vendit duke i siguruar një demokraci funksionale ashtu siç e kërkon Kushtetuta e vendit. Dhe për këtë në mënyrë të paturp mazhoranca po kërkon ta shkarkojë. Koha do e tregojë por unë mendoj se do të mbahet mend gjatë si një njollë e zezë në historinë e Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?