Panariti: Qeveria e përfshirë në aktivitete kriminale, ja pse protestohet
Deputeti i LSI-së Edmond Panariti deklaroi se qeveria po mundohet të fshehë skandalet, duke u shprehur se është e përfshirë në aktivitete kriminale.
Ai tha se sot Parlamenti është kthyer në një institucion ku maxhoranca i imponohet opozitës dhe procedurat ligjore nuk po respektohen.
Sa i përket protestës Panariti deklaroi se nuk është vetëm audio-përgjimi arsyeja, duke theksuar se vendi po rrëshket drejt autoritarizmit.
Në rastin e audio-përgjimit ai deklaroi në studion e Faxneës se shqetësuese është që po vonohet certifikimi nëse është apo jo autentik materiali.
“Nuk jam person që certifikoi materialin, por shikoj vonesë në certifikimin nëse është apo jo i vërtetë dhe po luhet politikisht. Ne presim që materiali të zbardhet dhe nëse do të ishte i vërtetë do të ishte shumë i rëndë, por po presim organet e hetuesisë që në mënyrë transparente të shikohet se kush është e vërteta. Kryeministri duhet të priste rezultatet e hetimit, në momentin që thotë se është inskemnim atëherë në një farë mënyre është presion ndaj Prokurorisë për reazultatin e hetimit. Përveç ministrit kemi një tjetër situatë e rëndë janë shefat e komisariatit në kërkim, ndodhi dhe kjo e Durrësit, nuk arrinë Prokuroria të ruajë provat. Janë gjëra shumë të rënda dhe sistemi po shkërmoqet. Kjo protestë nuk bëhet vetëm për shkak të audio-përgjimi po instalohet diktatura, kemi bllokim total të Parlamentit”, u shpreh Edmon Panariti.
KOHA JONË SONDAZH

