Panariti: Qeveria të ndalë largimin e mbetjeve të pas termetit nga monumentet tona historike

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me monumentet historike të dëmtuara nga tërmeti.

Panariti kërkon të ndalet largimi i mbetjeve të termetit nga monumentet tona historike, sepse sipas tij, restaurimi i tyre nuk është një riparim i thjeshtë godinash.

Statusi i Edmond Panaritit: 

Ndal largimit të mbetjeve të pas termetit nga monumentet tona historike.. Sepse restaurimi pas tërmetit i dëmeve në monumentet tona historike, nuk është një riparim i thjeshtë godinash…! …… Vizita e Presidentit Meta në kështjellën e Krujës dhe thirrja e tij për marrjen e masave për ruajtjen dhe riparimin e trashëgimive tona të vyera dhe të pa zëvendësueshme historike të dëmtuara pas tërmetit, nxjerr dy probleme.. Së pari qeveria duhet të ndalojë menjëherë largimin e mbetjeve pas shembjeve të kalave, teqeve, etj, nga perimetri i shembjes së tyre…Cdo gjë duhet të “ngrijë” deri sa një ekip restaurues të vijë në vend dhe të mbledhë edhe gurin, ashklën apo edhe ciflën më të pa rëndësishme, t’i fusë në arka, t’i seleksionojë dhe klasifikojë me kujdes.. Këto dhe vetëm këto do të përdoren në procesin e restaurimit të tyre. Në termetin prej 6.5 ballësh në Friuli të Italisë, qeveria italiane krijoi menjëherë një komitet dhe një laborator për grumbullimin, analizimin dhe klasifikimin e mbetjeve nga monumentet historike të dëmtuara. Ato u ripërdorën në mbi 90% në restaurim. Qofsha i gabuar por druaj se kjo nuk është bërë dhe gurët origjinale mesjetare të këtyre monumenteve mund të jenë flakur si mbetje inerte….Të restaurosh nuk është e njejtë më të riparosh!

SHKARKO APP