Panariti: Qeveria të sigurojë dhe të shpërndajë maska mbrojtese për qytetarët! Sa më parë!
Ish-ministri dhe ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti apelon qe Qeveria të sigurojë dhe të shpërndajë maska mbrojtese për qytetarët, madje sa më parë!
“Pozicionet e ngurta, burokratike se maskat janë për personelin shëndetsor dhe të sëmurët por jo për të tjerët, janë të papërgjegjshme dhe të rrezikshme. Janë edhe qesharake!
Burokratët e institucioneve (por jo shkenca dhe kërkimi) deklarojnë :
Nuk kemi prova se ato mbrojnë, prandaj rreziku nuk ekziston!
Pra sipas tyre, rreziku ekziston vetëm kur provohet!!!
Qesharake dhe e papranueshme!
Tani, kur infeksioni po merr dhenë, po thonë nuk jemi të sigurt!
Rruga e trete e infeksionit me aerosole grimcash nen 1 mikron të cilat qendrojne pezull per disa ore ne mjedise të mbyllura eshte e provuar. Vendet Aziatike që u dogjën nga SARS, e kanë ditur këtë prej kohësh dhe i kanë perdorur dhe i perdorin per njerëzit e tyre.
Tani perëndimi po i thërret mendjes dhe shumë shtete po e bëjnë të detyrueshme pajisjen me maska mbrojtëse edhe per qytetaret gjatë blerjeve ne markete.. Gjermania e filloi. Edhe ne sa më parë!”, thekson Edmond Panariti.