Panariti: Shqipëria nuk është palë në dialogun Prishtinë-Beograd
Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, përmes një postimi në facebook, thotë se Shqipëria nuk është palë në dialogun Prishtinë-Beograd. ”Tendenca për të krijuar edhe një vektor Tirane-Beograd, si pjesë e këtij dialogu është e rrezikeshme! Në mendimin tim, Kosova nuk duhet të devijojë nga shtrati i deritashem i dialogut me Serbinë, i cili do të zgjeronte hartën e njohjeve hap pas hapi dhe do të shpinte në antarsim të saj në organizmat ndërkombëtare”,-shkruan Panariti.
Postimi i plotë
Shqiperia nuk është palë në dialogun Prishtine-Beograd! Ajo është mbeshtetese e fuqishme e ketij dialogu por në respekt të integritetit dhe sovranitetit shteteror të Kosoves. Kjo ka qenë dhe është eshte linja zyrtare e diplomacise shqiptare për këtë ceshtje!
Tendenca për të krijuar edhe një vektor Tirane-Beograd, si pjesë e ketij dialogu është e rrezikeshme! Ne mendimin tim, Kosova nuk duhet të devijoje nga shtrati i deritashem i dialogut me Serbine, i cili do të zgjeronte harten e njohjeve hap pas hapi dhe do të shpinte në antarsim të saj në organizmat nderkombetare.
Serbia ndodhet nen presion në rritje nga Bashkimi Europian, për njohjen e Kosoves në territorin e saj sovran, perndryshe nuk ka antarsim të saj në BE! Tezat mbi korrektimin e kufijve, e deformojne procesin e dialogut dhe krijojne perspektiva te paqarta dhe të zymta që nuk i takojne vetem dy palëve por mbare Ballkanit.
KOHA JONË SONDAZH

