Panariti: Tirana, kryeqyteti më i ndotur i Europës! Edhe pa Covid të duhet maska

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka ironizuar me treguesit shëndetësorë e klimatikë në Tiranë duke theksuar se tashmë është kryeqyteti më i ndotur në Europë.

Sipas Panaritit edhe pa Covid duhet maska në Tiranë si brenda edhe jashtë. Panariti shton gjithashtu se Tirana është një ‘serë’ e vërtetë dhe konkurent për ndotjen ka vetëm Çeliabinskun e Rusisë.

STATUSI NGA EDMOND PANARITI

Swiss Digital Desktop Reklama

Tirana e tiranizuar!
Si të rrish jashtë apo edhe brënda është njësoj.
Edhe pa covid të duhet maska!

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pa koronavirus, treguesit shëndetësor dhe klimatikë të Tiranës janë katastrofikë.
Sipas Numbeo, Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Evropës dhe ndër qytetet më të ndoturit në botë.
Kemi konkurent vetëm Çeliabinskun e Rusisë.
Tirana është një “serë” e vërtetë!
Në doni të studjoni efektin serë në miniaturë dhe pasojat mbi klimën dhe shëndetin, eja në Tiranë.
Qyteti nxehet por nuk ftohet, sepse betoni që po shtohet lart dhe anash saj e ndrydh të nxehtin dhe pengon rrymat ajrore të lindjes, Veriut dhe perëndimit të freskojnë dhe stabilizojnë temperaturat.
Nëse do të konsultoni temperaturat mesatare shumëvjeçare dhe lagështinë e ajrit, do të vini re se të parat janë rritur ndërsa të dytat janë ulur ndjeshëm nga betoni dhe betonizimi pa mëshirë, pa kriter, pa hesap.
Sot lagështia e ajrit në Korçë eshtë 15 % më e lartë se në Tiranë, kur kjo e fundit është vetëm 30 km larg detit.
Për ti rënë shkurt, temperatura e lartë, lagështia e ulët dhe ndotja më e lartë në Evropë e ka shndërruar Tiranën në një rrezik publik edhe pa covid.
Njësoj si brënda dhe jashtë! Nuk duhej pritur Koronavirusi për të mbajtur maskë në Tiranën e tiranizuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?