Panariti: Zgjedhjet në Universitete, si “projeksion” i atyre vendore dhe politike!

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Panariti deklaron se zgjedhjet në Universitete, po shërbejnë si “projeksion” i zgjedhjeve vendore dhe atyre parlamentare.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Panariti shprehet se ndërsa fokusi i politikës sot është reforma zgjedhore dhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe përfaqësuese, ndërkohë në qendrat tona elitare të dijes dhe të kërkimit nuk jemi në gjendje të bëjmë zgjedhje!

Nisur nga kjo, Panariti shprehet se kemi të bëjmë me një “projeksion” të zymtë ky edhe për zgjedhje kombëtare.

Reagimi i Panaritit

Zgjedhjet në Universitete, si “projeksion” i atyre vendore dhe politike!

Universitetet publike, janë pa drejtues!

Sepse mandati i tyre ka skaduar.

Situata e pandemisë, ndërkohë duhet të kishte vënë në veprim në Universitete, mekanizma të tjerë siç mund të ishte nxjerrja e akteve normative provizore, për delegim të përkohshëm të mandateve të drejtuesve universitarë në të gjitha nivelet.

Për të ndalur kaosin dhe konfuzionin e krijuar në këto qendra elitare të dijes dhe të shkencës

Ndërkohë, nuk kemi ende një datë të shpallur të zgjedhjeve në Universitete, tashmë pa drejtues dhe pa të zgjedhur.

Fokusi i politikës sot është reforma zgjedhore dhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe përfaqësuese!

Por ndërkohë në qendrat tona elitare të dijes dhe të kërkimit nuk jemi në gjendje të bëjmë zgjedhje!

Një “projeksion” i zymtë ky edhe për zgjedhje kombëtare.

SHKARKO APP