Pandeli Laço në festivalin e RTSH flet për “kompozitorë myslimanë” shqiptarë!

 

Mediat shkruajnë rreth festivalit të fundit ne RTSH.Disa per menyren e drejtimit, te tjere per skenarin, si dhe jo pak per çmimin. Gjithsesi Eneda Tarifa e meritonte se ishte nje ze i admirueshem ne festival dhe per kete edhe e vleresuan.

Problemi më i madh i festivalit të këtij viti është skenari. Mbas natës së parë ku i ftuar ishte një aktor që imitonte personazhin social Seriali, dhe “këngës” së tij, ashtu sikundër përdorimit të termave banalë në një festival si ai i dhjetorit, Pandi Laço u kritikua së tepërmi nga shume media, sidomos online. Ndonese Laço eshte nje prezantues i nivelit shume te mire, por disa fraza të Pandi Laços, skenarist e prezantues i festivalit, kanë mërzitur disa kompozitorë. Ndërsa ai fliste për kohët e ndryshme të jetës së festivalit, kohët kur festivalet gjykoheshin pasi ishin bërë, ai përmendi se ato kohë, ishin kohët e kompozitorëve Avni Mula, Abdulla Grimci, Feim Ibrahimi. Në vazhdën e këtyre emrave, Laço ka thënë se këta ishin kompozitorë myslimanë që kanë bërë muzikë shqiptare.
Ka qenë e bija e kompozitorit Feim Ibrahimi, Etrita ajo e cila ka reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke i dërguar një mesazh edhe vetë RTSH-së. E pyetur nga disa media se pse u mërzit nga Festivali i RTSH, Etrita Ibrahimi u shpreh si më poshtë: “Nuk jam mërzitur me fjalët që Pandi Laço pati kurajon të thonte në natën e fundit të festivalit; jam e revoltuar për mendjelehtësinë me të cilën u prononcua për disa nga figurat e muzikës shqiptare (Abdulla Grimci, Avni Mula, Agim Prodani dhe Feim Ibrahimi), duke i cilësuar si “kompozitorë myslimanë, që shkruan muzikë shqiptare”! A mundet që në fund të 2015-ës, në një vend shembull për të gjithë botën (përsa i përket bashkëjetesës fetare), të bëhen diferencime të tilla, kur në fakt në Shqipëri nuk ka ekzistuar asnjëherë një ndarje e tillë??? A mundet që një njeri që presupozohet të jetë burrë i kulturuar, të mund të bëjë një gafë të tillë që nuk ofendon vetëm kompozitorët në fjalë, por edhe të gjithë ata që nuk përmendi dhe që i përkasin feve të ndryshme në Shqipëri??? A ka ndonjë vend në botë ku kompozitorët kategorizohen sipas besimeve fetare??? A ka një drejtori një institucion si RTSH-ja, që të kontrollojë produktet e veta dhe mbi të gjitha të kontrollojë skenarin dhe cilësinë e festivalit të vetëm kombëtar shqiptar??? A ka mundësi të na sqarojë Pandi Laço, cili ishte qëllimi i këtij lëmshi të paparë në të gjithë historinë e muzikës???  Më indinjon vulgariteti dhe injoranca…! Të bësh një skenar të tillë në shekullin XXI, është fyerje për inteligjencën e njerëzve që akoma vlejnë dhe kanë “pak” mend në kokë…! Të prezantosh në këtë mënyrë këtë festival, është simptomë e një sëmundjeje të rëndë që shoqëria e këtij vendi po kalon… dhe revoltohem sepse për mua është e papranueshme ideja që aktualisht po jetoj (në vitin 2010 jam kthyer këtu me dëshirën time, mbas 22 vjetësh në Itali) në një vend të tillë! Aq më tepër kur përmendet në këtë mënyrë emri i kompozitorëve që krijuan muzikën shqiptare, duke përfshirë këtu edhe atë të tim eti! Pandi Laço do të bënte mirë të hapte librat e historisë së muzikës, enciklopeditë e huaja dhe kritikat muzikore shqiptare dhe botërore, në mënyrë që të informohet kush është në të vërtetë Feim Ibrahimi…! Po ia them unë që t’i lehtësoj punën: Feim Ibrahimi, është një nga shtyllat e muzikës shqiptare, është Ai që tronditi tabutë e realizmit socialist, Ai që reformoi muzikën serioze vendase, Ai që e çoi Shqipërinë në UNESCO, Ai është SHQIPTAR dhe shkruante e kompozonte SHQIP!”- thote e bija e kompozitorit te madh.

Por vertet si mundet t'i rreshqiste kjo fraze Pandeli Laços, i cili mbahet si nje nder prezantuesit më me kulture ne Shqiperi? Rastesi? Apo me nje djallezi ortodoksi fine e ka futur helmin kunder atyre qe i quan te fese tjeter?! Ne te gjitha variantet ne skenen e festivalit te televizonit publik kjo nuk mund te ndodhe. As ne media private. Eshte e denueshme, pikesepari. Pandi Laço do te bente mire te sqarohej per kete, kur ende sherri nuk eshte bere "mullar".

SHKARKO APP