Pandeli Majko: Burgojsa e politikanëve ndryshon kuptimin e debatit politik

 

Ish-kryeministri Pandeli Majko, ka reaguar sot në profilin e tij në Facebook në lidhje me arrestimin e një dite më parë të deputetit Albin Kurti.

Duke e konsideruar Kurtin si “politikan konfliktual”, Majko u bën thirrje politikanëve të Kosovës që të qetësohen dhe të ulen në tavolinën e bisedimeve.

“Albin Kurti u arrestua dje. Albini është një politikan konfliktual por ai merr kuptim i bugosur. Burgosja e politikanëve ndryshon kuptimin e debatit politik.

Kosova drejtohet më së shumti nga njerëz që e dinë kuptimin e persekutimit politik, por po ashtu dhe logjikën e dialogut që i uli në tavolinën e bisedimeve nga Rambujeja deri në Bruksel. Shpresoj dhe uroj që politikanët e Kosovës të ulen në tavolinën e dialogut me njëri tjetrin. Kohës i rëndojnë më shumë politikanët e burgosur se sa politikanët radikalë”.

SHKARKO APP