Pandeli Majko, kritika qeverisë për Butrintin: Çfarë ka ndodhur…
Deputeti i PS, Pandeli Majko ka kërkuar shpjegime nga Qeveria në lidhje me projektin për Parkun e Butrntit.
Ditën e sotme, Majko tha në Kuvend se gjithçka është bërë mbi vendimin e 2002, ndërsa marrëveshja e fundit është bërë mbi bazën e një VKM, që ka një paragraf, siç u shpreh ai për ndryshimin e kufijve.
“Tani plani i menaxhimit, koncepti i marrëveshjes, gjithçka është bërë mbi vendimin e 2002, ndërsa marrëveshja është bërë mbi bazën e një VKM që ka kaluar para dy muajsh.
Në komisionin e Jashtëm isha në mbrojtje të konceptit të Ministrisë së Kulturës, por nuk e kuptoj pse nuk është trajtuar baza legale me të cilën dhe ndërkombëtarët kanë bërë planin e menaxhimit, edhe negociata janë bërë mbi këtë bazë legale dhe keni marrë si bazë legale një VKM numër 59, që ka vetëm një paragraf, për ndryshimin e kufijve.
Çfarë ka ndodhur? Sepse në planin e menaxhimit ju diskutoni se do t’i jepni Fondit Shqiptaro-amerikan, që pa diskutim është ndër më seriozët në Shqipëri, sipërfaqja e konsideruar A3. A3 është ndërtuar mbi bazën e VKM së 2002, duke krijuar një VKM tjetër edhe në marrëveshje ju s’keni as A3, as B1, as B2…asgjë. Çfarë ka ndodhur?”, tha Majko.
KOHA JONË SONDAZH

