Pandeli Majko: Veprimi i Vuçiç, provokim i nivelit të lartë

Për ministrin e Diasporës, Pandeli Majko, publikimi në rrjetet sociale i hartës të Kosovës me flamurin serb nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është një provokim i niveleve të larta dhe thotë se Vuçiç po përpiqet që të faktorizohet në opinionin e brendshëm të Serbisë.

”Mendoj përderisa kjo del në rrjetin social të presidentit të një shteti, provokimi është i nivelit më të lartë. Është jashtë çdo dyshimi se është një akt i papërgjegjshëm. Mendoj se po përpiqet të faktorizojë veten në opinionin e brendshëm publik sepse është jashtë çdo diskutimi që kredibiliteti i Serbisë në marrëdhëniet ndërkombëtare me të tilla lodra”,-tha Majko për ”Euronews Albania”.

Deklaratën e bërë më parë nga presidenti serb se sa të jetë në këtë post nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ish-kryeministri i Shqipërisë tha se Vuçiç po kërkon të bëhet lojtarë i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare në këtë situatë.

SHKARKO APP