Pandemia, Bardh Spahia: Është koha të frenojmë hemorragjinë e mjekëve. Ja ç’propozon PD

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia përmes një statusi në Facebook, referuar të dhënave nga Forumi Ndërkombëtar Ekonomik i Vjenës, thotë se COVID 19 do nxisë emigrimin e mjekëve nga vendet si Shqipëria dhe se është koha të merren masa për ta frenuar me masa konkrete.

“Eshtë koha që të merren masa, duke hartuar strategji për të parandaluar një hemoragji mjekësh që do dobësonte ndjeshëm kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor për t’i shërbyer pacientëve”,- thotë ai.

Sipas Spahisë, PD dhe kryetari Lulzim Basha e ka në vëmendje këtë situatë dhe me ardhjen në pushtet, rrogat e mjekëve do nisin nga 1200 euro, ndërsa ato të infermierëve nga 700 euro.

STATUSI I PLOTË
Sipas të dhënave nga Forumi Ndërkombëtar Ekonomik i Vjenës, pandemia Covid-19 do nxisë emigrimin e mjekëve nga vendet si Shqipëria drejt perëndimit për shkak të mangësive që u identifikuan në sistemin shëndetësor në vendet e zhvilluara nga sfida me këtë pandemi.
Sipas këtyre të dhënave, 772 mjekë janë larguar nga vendi ynë në periudhën 2012-2017, ndërsa shifrat e tre viteve të fundit, ende në proces matjeje janë më të larta. Duke patur parasysh se në një vit diplomohen më pak se 200 mjekë në Fakultetin e Mjekësisë, shifra e të larguarve është e konsiderueshme. Nevojat e vendeve të zhvilluara për personel shëndetësor, pagesat dhe kushtet shumë më të mira të punës, do tërheqin interesin e mjekëve tanë. Eshtë koha që të merren masa, duke hartuar strategji për të parandaluar një hemoragji mjekësh që do dobësonte ndjeshëm kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor për t’i shërbyer pacientëve.
PD dhe kryetari Lulzim Basha e ka në vëmendje këtë situatë dhe me ardhjen në pushtet, rrogat e mjekëve do nisin nga 1200 euro, ndërsa ato të infermierëve nga 700 euro.

SHKARKO APP