Pandemia, Berisha kërkon shtyrjen e hapjes së shkollave: Duhet plotësuar këto 6 kushte

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se është kundër hapjes së shkollave, duke kërkuar që ajo të shtyhet.

Berisha shprehet se në tremujorin e dytë të pandemisë, rritja e rasteve të reja me Covid-19 është 10-fishuar si në asnjë vend tjetër në botë.

Sipas tij kjo situatë mund të ndërlikohet akoma më shumë me hapjen e shkollave, duke shtuar se nuk ka asnjë përgatitje për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Ai liston 6 kushte që duhet të plotësojnë autoritetet shëndetësore.

“Hapja e shkollave duhet te shtyhet!

Miq, dhjetfishimi ne tremujorin e dyte te pandemise i rasteve te reja dhe vdekjeve nga covid19, krahasuar me tremujorin e pare, si ne asnje vend tjeter te globit dhe rritja eksponenciale e rasteve me covid19 dhe fataliteteve nga kjo viroze ne 30 ditet e fundit, deshmojne se pandemia ne Shqiperi eshte totalisht jashte çdo kontrolli.

Kjo situate serioze mund te nderlikohet dhe te behet edhe me eksplozive me hapjen e shkollave.
Hapja e shkollave pa asnje pregatitje dhe masa reale antikovid perben nje rrezik madhor per jeten e nxenesve por dhe shnderrimin e tyre ne bomba biologjike tejet te rrezikshme per shoqerine.

Shkollat duhet te hapen vetem pasi perfaqesues te komitetit te prinderve me punonjes te shendetit publik te verifikojne ne çdo shkolle me pergjegjesi te plote kushtet qe ekzistojne dhe ato qe duhen plotesuar per hapjen e tyre si:

1-Heqja dore nga hetimi epidemilogjik fals dhe aplikimi i hetimit te vertet epidemiologjik pra per te zbuluar dhe jo per te fshehur te infektuarit me covid19

2-Sot per shkak te ndalimit pothuaj te plote te ndertimit te shkollave ne 7 vite, ne qytetet e medha shumica e shkollave jane me dy turne dhe klasat me 40-45 nxenes. Keshtu qe perveç kalimit me tre turne ne keto shkolla, reduktimi i diteve te mesimit ne jave eshte i domosdoshem per hapjen e tyre me klasa me numer nxenesish te pergjysmuar.

3-garantimi i furnizimit te vazhdueshem me uje nepermjet vendosjes se depozitave dhe shtimi i mjediseve higjenosanitare, te cilat ne teresi jane te pamjaftueshme per kushtet e pandemise.

4-Shtimi i personelit pastrues te mjediseve shkollore
5-garantimi i maskave falas per te gjithe nxenesit dhe mesuesit.
6-shtesa e buxhetit, sasite e domosdoshme ne varesi nga numri i nxenesve dhe mesuesve per cdo shkolle per sapun, alkol, dizinfektant leter, etj..

Miq, nje vend si Turqia, qe deshmoi nje menaxhim serioz dhe te suksesshem te pandemise dhe qe ka 80 te vdekur per 1 milione banore, pra 30% me pak se sa Shqiperia, vendosi dje te shtyje per nje kohe te dyte vendimin per hapjen e shkollave me 21 shtator per te gjithe nxenesit perveç klasave te para qe do shkojne tre dite ne jave dhe kopshteve.

Per specifiken e Shqiperise, vendi i vetem ne bote me dhjetfishim te rasteve dhe vdekjeve nga covid 19 ne tremujorin e dyte te pandemise, hapja e shkollave perben nje rrezik te ri madhor per perhapjen edhe me te gjere te infeksionit, per perballimin e te cilit mungojne kapacitetet e sherbimit mjeksor dhe per rrjedhoje do kemi shumfishimin e fataliteteve nga covid19.

Duke perfunduar, paralajmeroj Edvin Hajdutin se do te mbaje pergjegjesi personale per te gjithe pasojat e menaxhimit xhahil dhe aventuresk te covid19 ne vend”, shkruan Berisha.

SHKARKO APP