Pandemia dhe protestat, Kushi takim me rektorët e Universiteteve

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zhvilluar një takim me rektorët e Universiteteve publike në vend, në një kohë që as protestat nuk kanë munguar po as rastet me Covid-19. Sipas njoftimit zyrtar, Kushi ka diskutuar me ta fillimin e vitit të ri akademik dhe masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e procesit në kushtet e pandemisë së Covid-19, si dhe një sërë çështjesh të tjera që kanë në fokus rritjen e cilësisë së arsimit të lartë.

“Gjatë bashkëbisedimit me ta dhe duke i uruar gjithësecilit për detyrën e marrë, theksova njëkohësisht nevojën e një bashkëpunimi të thelluar institucional në funksion të adresimit të çdo problematike që rrit cilësinë e shërbimeve ndaj studentëve tanë. Për këtë, iu shpreha qartë se dera ime do të jetë gjithmonë e hapur dhe unë do të jem përherë e predispozuar për t’i dëgjuar dhe adresuar me sukses sfidat tona të përbashkëta”, shprehet Kushi.

Në lidhje me “Paktin për Universitetin”, Ministrja Kushi ka thënë se ky pakt është në vëmendje të veçantë të qeverisë shqiptare dhe kërkon gjithashtu nga secili universitet që të bëjë maksimumin e vet për të çuar më përpara detyrimet që rrjedhin në kuadër të tij.

SHKARKO APP