”Pandemia” e braktisjes së fshatrave, banorët: Presim vetëm vdekjen

Shënpjetra është një fshat rreth 12 km larg qendrës së Fierit. Por heshtja që ka pllakosur të jep përshtypjen e një vendi të braktisur shumë vite më parë, larg qendrave të banuara. Ato pak banorë që takon janë të gjithë të moshuar. E kush më mirë se ato mund të tregojë arsyen se përse ky fshat është braktisur.

“Është braktisur se nuk ka. Skamja i bën të gjithë, kanë ikur të tërë në emigracion. Shkollat u mbyllën këtu. Këtu ishin të gjitha klasat që në 8-ën, tani nuk ka fare as fillore”. “E mjeruar në maksimum gjendja. Kemi qenë 250 shtëpi, 1100 banorë. Sot them që ¼ ka mbetur. Në tre shtëpi vetëm një është e banuar, me pleq.”

Lindjet dhe dasmat tashmë janë ngjarje shumë të rralla, një në shumë vjet. “Kam bërë njëherë debat në Këshillin Bashkiak se u mbyll shkolla. Kishim një lindje në 2000, pastaj në 2003 kishte lindur prapë ai. Një lindje në 3 vjet.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa kur i pyet se çfarë presin nga e ardhmja, dëgjon këtë përgjigje. “Unë pres vetëm vdekjen, jo ndryshime më. Numërojmë ditët kur vjen data e pensionit”. Politikanët që u premtojnë në fushata nuk kanë më dëshirë ti përmendin, ndërsa fushatat elektorale kanë lënë gjurmën e tyre tek shtëpitë e braktisura. /A2cnn/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?