Pandemia e COVID-19/ Pas gjykatës, pezullohet puna dhe në Prokurorinë e Kavajës

Pas Gjykatës së Shkallës së Parë të Kavajës dhe Gjykatës së Apelit në gjendje të pezulluar do të qëndrojë dhe Prokuroria e Kavajës, ku përjashtim do bëjnë vetëm rastet e gjykimeve emergjente për shqyrtimin e masave të sigurisë.

Sipas burimeve të “News 24” dhe “BalkanWeb” e njëjta masë pezullimi është marrë edhe për Prokurorinë e Kavajës pasi në të njëjtën godinë punojnë dhe Prokurorët e Apelit Durrës. Prokuroria që është në zbatim të procedurave sipas vendimit të gjykatës pasi punojnë në funksion të saj, pa marr masa mbrojtëse, duke punuar sipas vendimin të KM për situatën e pandemisë, por dhe udhëzimit të Prokurorisë së Përgjithshëm.

Të njëjtat burime konfirmojnë se deri tani asnjë prokuror në Kavajë nuk është i prekur me COVID-19, por është urdhëruar marrja e masave si dhe për dizinfektimin e godinës së Prokurorisë.
Kujtojmë që sot Gjykata e Shkallës së Parë të Kavajës dhe Gjykata e Apelit e Durrësit u mbyllën pasi kryetari i saj dhe një gjyqtare kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

SHKARKO APP